Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RLIOF sjell “shpirtin” artistik në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2026 21:05

Në Prishtinë është hapur zyrtarisht edicioni i gjashtë i Ramë Lahaj International Opera Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend.

Gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke thënë se Prishtina për disa ditë do të shndërrohet në qendër të artit, me pjesëmarrje të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Prishtina për disa ditë nuk do të jetë vetëm kryeqendra e Kosovës, por do të jetë kryeqendra e artit. Kjo pasi sot ka filluar edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Operës ‘Ramë Lahaj’. Tashmë mund të shihet se kështu do të vazhdojë deri më 29 korrik, pasi Kosova do të bëhet qendër për shumë artistë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë. Publiku nga sot do të ketë mundësi të ndjekë një program shumë të larmishëm”, ka deklaruar Hoda.

Ky festival, i themeluar nga tenori Ramë Lahaj, do të sjellë koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës, si dhe masterklase në fusha të ndryshme artistike, përfshirë fotografinë dhe trajnime për këngëtarët e rinj që synojnë të zhvillojnë talentin e tyre.

Për më shumë ndiqni kronikën e plotë:

lajme të ngjashme