Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e pavarësisë: Amerika kujton etërit themelues të shtetit (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2026 20:35
Dita e pavarësisë: Amerika kujton etërit themelues të shtetit (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë me një ceremoni të veçantë, ku teknologjia e inteligjencës artificiale është përdorur për të “ringjallur” simbolikisht figurat historike të shtetformuesve amerikanë.

Në këtë event, që shënoi nisjen e festimeve në mbarë vendin, u prezantua edhe një paraqitje simbolike e Statujës së Lirisë, si dhe rikrijime digjitale të atyre që konsiderohen etërit themelues të Shteteve të Bashkuara.

Sipas organizatorëve, përmes inteligjencës artificiale u sollën “në jetë” figurat historike që kontribuuan në ndërtimin e shtetit amerikan, duke përfshirë edhe arkitektët e Kushtetutës së vitit 1787, e cila u miratua pas Deklaratës së Pavarësisë të 4 korrikut 1776.

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar Shtetet e Bashkuara, duke shprehur krenari për trashëgiminë kushtetuese dhe funksionimin e sistemit amerikan.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme