Bilanc i frikshëm: Për një javë, nëntë të vdekur në rrugët e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 23.07.2026 20:13 23.07.2026 20:13 Foto nga kronika e lajmeve në Klan Kosova Vetëm për një javë, nëntë kosovarë humbën jetën në aksidente trafiku në vend. E bilanci gjashtëmujor në këtë drejtim është i frikshëm. Nga janari deri në qershor, rrugët e Kosovës sivjet u përgjakën dhjetëra herë, ku nga 45 aksidente me fatalitet, të vdekur mbetën 46 persona, raporton Klan Kosova. Kjo shifër është përafërsisht e njëjtë me vitin e shkuar, ku nga 40 raste me fatalitet, me jetë pësuan 45 qytetarë. Për 6 muaj sivjet mbetën edhe mbi 7 mijë të lënduar, teksa numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie për 4.77 për qind. Por, është rritur numri i gjobave për 5.82 për qind. Detajet mund t’i ndiqni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: