Big Brother VIP Kosova tanimë edhe në Shqipëri me transmetim 24/7 përmes Tring NULL NULL 27.10.2023 17:27 27.10.2023 17:27 Interesimi i publikut për të ndjekur edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova po kalon përtej çdo pritshmërie. Kësisoj, për të gjithë shikuesit nga Shqipëria, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova do të mund ta ndiqni tashmë në platformën Tring me dy kanale të dedikuara 24 orë në shtatë ditë të javës. Praktikisht janë duke u hapur kanalet në të gjithë kabllorët që janë me Tring në Shqipëri, duke përfshirë: ASC, Vodafone, Albtelekom, Abissnet, Digicom e shumë tjera. Kujdes: Të gjithë ju që tanimë jeni të abonuar me kabllorët në fjalë, për t’i ndjekur dy kanalet e BBVK-së, duhet t’i ristartoni apo përditësoni pajisjet abonuese (resiverët). Mos e humbni mundësinë e ndjekjes në kohë reale në kastit më të përfolur të momentit, një shtëpi e mbushur me emra që shpejt u shndërruan në sensacion të mediave sociale. Po ashtu, sonte duke filluar nga ora 21:00 do të nis spektakli ‘Prime’, me nikoqirë Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin, derisa pritet që të shpalosen dhjetëra surpriza të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb