Bie në 498 numri i personave që po trajtohen nga COVID-19 NULL NULL 06.05.2021 13:28 06.05.2021 13:28 Në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 498 pacientë me koronavirus. Sipas njoftimit të ShSKUK-së nga numri total i pacientëve që po trajtohen me koronavirus 28 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 361 nën asistim me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë. 12 prej tyre në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 167 me oksigjeno-terapi Ndërsa në spitalet e përgjithshme 283 pacientë. 16 prej tyre në gjendje të rënduar, 231raste të konfirmuar pozitivë dhe 194 persona nën asistencë të oksigjeno-terapisë, transmeton Klan Kosova. Numri më i madh i pacientëve të shtrirë sipas klinikave në QKUK është në Klinikën Infektive në të cilën janë duke u trajtuar 95 pacientë. Në Spitalet e përgjithshme numri më i madh i pacientëve të shtrirë nga koronavirusi është në Spitalin e Pejës në të cilin janë duke marrë trajtim mjekësor 64 pacientë.