Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë NULL NULL 08.08.2024 17:45 08.08.2024 17:45 Foto nga Arkiva; Pritjet në pikat kufitare Gjatë ditës së sotme, në pikat kufitare të Kosovës, pritjet për të hyrë brenda territorit tonë zgjasnin deri në dy orë. Kështu të paktën ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Klankosova.tv. Sipas kësaj qendre, tani pritjet kanë rënë, ku te Dheu i Bardhë po pritet deri në 40 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare, pritjet shkojnë deri në 15 minuta.