Biden pritet që sot të flasë në telefon me Netanyahun NULL NULL 18.03.2024 15:38 18.03.2024 15:38 Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu Presidenti amerikan, Joe Biden pritet që sot të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Kjo telefonatë e konfirmuar nga burimet e Sky News, do të jetë e para pas asaj të 15 shkurtit, përcjell Klankosova.tv. Kujtojmë se që nga ajo telefonatë e fundit, marrëdhënia mes të dyve është bërë gjithnjë e më e tensionuar. Përmbledhja e telefonatës së tyre të fundit bëri të qartë se Biden i kishte thënë Netanyahu se asnjë operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të zhvillohet “pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për më shumë se një milion njerëz të strehuar atje”.