Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biblioteka në kurrizin e një kali në Indonezi (VIDEO)

NULL NULL
20.10.2015 12:25

Kali i preferuar i Id Ridwan Sururi mban në kurriz një koleksion të librave për fëmijë dhe i dërgon ato në mes të një shkolle në Indonezi.

Sururi, i cili preferon ta quajnë “Ruri” kalon tri ditë në javë me Lunën me shërbimin si një bibliotekë të vogël e cila lokalisht njihet si “Biblioteka kalë”, dhe kontributi i tij është krejtësisht vullnetar.

Qëllimi është për t’i inkurajuar fëmijët lokal për të lexuar, një kontribut social që Ruri beson se është jetik në këtë zonë të largët që ka qasje të kufizuar në materialet e leximit, transmeton Klan Kosova.

“Objektete e bibliotekave janë ende të rralla në këtë zonë”, tha Ruri dhe se fëmijët duhet të udhëtojnë rreth një orë në një qytet tjetër për të vizituar një bibliotekë.

“Shkollat gjithashtu nuk priren për plan program të plotë”, shtoi Ruri.

Nivelet e Indonezisë të shkrim-leximit janë të larta, megjithatë, të dhënat e publikuara në vitin 2012 nga Agjencia e Statistikave Qendrore (BPS) tregoi se pothuajse 92 për qind e popullsisë së moshës 10 vjeç e ishin më të interesuar për shikuar televizion.

Këshilli Britanik ka thënë gjithashtu se interesat e leximit mbeten “shumë të ulëta”, për shkak të sistemeve të papërshtatshme të bibliotekave, dhe publikimeve minimale.

Ruri aktualisht ka më shumë se 1000 libra, të cilat i janë dhënë atij nga miqtë apo donatorët.

E krejt këtë gjë Ruri e bën me ndihmën e Lunës, që mban në kurriz një listë të madhe me libra të ndryshëm.

 

 

lajme të ngjashme