Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biblioteka Kombëtare e Kosovës anëtarësohet në IFLA

NULL NULL
21.10.2016 10:07

Task-Forca e themeluar nga Qeveria e Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Institucionet / Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës në kuadër të punës së saj ka lobuar dhe asistuar në anëtarësimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA).

Anëtarësimi i Bibliotekës  në IFLA vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpos që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.

Ministria e Kulturës bën me dije përmes një kumtese se  themelimi i Task-Forcës është propozim i saj të cilën Qeveria e ka miratuar më 1 qershor të këtij viti

Ndërkaq, IFLA, e themeluar në Edinburg me 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri global dhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme