Bessent “optimist”, tregon se kur mund të bien çmimet e naftës NULL NULL 15.04.2026 21:39 15.04.2026 21:39 Foto: Reuters Sekretari i Thesarit në ShBA, Scott Bessent, ka thënë se çmimet e derivateve të naftës varen nga mënyra se si po zhvillohen negociatat me Iranin. Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ai madje dha një afat se kur mund të ketë rënie të dukshme të çmimeve të naftës. “Jam optimist që diku mes 20 qershorit dhe 20 shtatorit, mund ta kemi çmimin e gazit sërish në 3 dollarë (për galon)”, tha ai. (1 galon = 3.78 litra) Bessent tha se ShBA-ja i ka respektuar kushtet e armëpushimit, ndonëse Ngushtica e Hormuzit nuk është rihapur në tërësi. /Klankosova.tv