Besim Zeqiri – “Kaça” ndër të arrestuarit në aksionin në Zubin Potok NULL NULL 11.08.2023 13:42 11.08.2023 13:42 Pesë persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi të njëjtit dyshohen se kanë gjuajtur me armë të zjarrit ndaj zyrtarëve policorë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se rasti ka ndodhur pasi që policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Ai tregoi se gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra”, u shpreh Elshani. Elshani potencoi se në mesin e të arrestuarve janë katër serbë dhe një shqiptar. “5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura. Hetimet rajonale ‘Mitrovica Veri’ po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikesh dhe kontrabandim me mallra”. Sinjali ka raportuar se shqiptari i arrestuar është Besim Zeqiri “Kaça”, i cili edhe në të kaluarën është prangosur si i dyshuar për kontrabandim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë