Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besa e Pejës me ankesa të mëdha ndaj referimit (VIDEO)

NULL NULL
27.10.2024 19:24

Skuadra e Besës së Pejës barazoi pa gola sot ballafaqim ndaj Drenicës, duel ky i vlefshëm për xhiron e dhjetë të Ligës së Parë.

Megjithatë për klubin pejan, pikët nuk do të ndaheshin në këtë përballje, nëse gjyqtarët do të ishin korrekt, transmeton klankosova.tv.

“Klubi Besa Peja konsideron se është dëmtuar në lojën e fundit me Drenicën. Në dy raste kritike në lojë referi anësor ka ngritur flamurin edhe pse nuk ka pasur offside” thuhet në reagimin e Besës.

Më tej ata potencojnë se këtë gjë e dëshmojnë edhe filmimet.

“Klubi konsideron qe kjo punë duhet të shikohet deri në fund dhe per kete ofron video xhirtimet e veta. Le të vlerësojnë profesionistët e edhe publiku”

Aktualisht Drenica renditet e dyta në Grupin A të këtij kompeticioni me 22 pikë, kurse Besa e Pejës me gjashtë sosh më pak, zë vendin e pestë.

lajme të ngjashme