Bersant Celina asiston për AIK-un NULL NULL 05.10.2025 16:01 05.10.2025 16:01 Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka asistuar në humbjen 2-3 të AIK-ut përballë Varnamos. Celina pati 64 prekje të topit, 2 herë zbriti më topin në zonën kundërshtare, kompletoi 2 nga 3 driblimet e tentuara dhe pati 25 pasime të sakta nga 35 sa provoi. 29 vjeçari në fundin e ndeshjes mori një karton të verdhë. Ai këtë sezon me fanellën e AIK-ut në elitën e futbollit suedez ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime. 29 vjeçari, është përfshirë në listën e zgjeruar të përzgjedhësit të Dardanëve, Franco Foda për ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.