Bernard Berisha largohet nga Dinamo NULL NULL 22.06.2026 15:49 22.06.2026 15:49 Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shqiprisë Dinamo City Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori nga Peja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke fituar statusin e lojtarit të lirë, transmeton Klankosova.tv. “Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për presidentin e klubit, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët”, ka shkruar Berisha. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Bernard Berishës, një prej futbollistëve më të njohur kosovarë, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të rëndësishme dhe ka lënë gjurmë edhe me paraqitjet e tij në arenën ndërkombëtare.