Berlini shpall Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, festë zyrtare NULL NULL 25.01.2019 15:27 25.01.2019 15:27 Parlamenti i landit të Berlinit ka shpallur sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, festë zyrtare. Kjo nënkupton që nga ky vendim berlinerët do të kenë 8 Marsin ditë pushimi, njofton Klan Kosova. Veç kësaj, Parlamenti i Berlinit njëkohësisht ka shpallur 8 Majin si ditë pushimi për të shënuar 75 vjetorin e kapitullimit të pakushtëzuar të regjimit nazist në vitin 1945. Por ky vendim do të aplikohet vetëm për 8 majin e këtij viti dhe jo për vitet e tjera. Politikanët e koalicionit qeverisës së landit të Berlinit që përbëhet nga tri parti, Social Demokratët (SPD), Linke dhe të Gjelbrit, mirëpritën këtë vendim si shenjë të progresit në barazinë gjinore, njofton Klan Kosova.