Berisha: Me kallashnikov ne votë nuk mbrojmë, por kurrë s’do i njohim këto zgjedhje NULL NULL 28.05.2025 12:54 28.05.2025 12:54 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje si të drejta. Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se në Shqipëri dhe Diasporë duhet të krijohet një front i përbashkët kundër këtij regjimi, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Berisha tha gjithashtu se PD nuk do i mbrojë votat me kallashnikov, por shtoi se opozita do të bëjë çdo përpjekje për ndërgjegjësimin e opinionit publik për atë që ai e quan ‘farsë zgjedhore’.