Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj takon Stoltenberg: Të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

NULL NULL
07.03.2023 13:46
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Begaj pas takimit tha se NATO-ja ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese  për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës, njofton Klankosova.tv.

Begaj po ashtu përmendi që Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë, shkruan Klankosova.tv.

“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, tha presidenti shqiptar, duke u treguar i bindshëm që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike./Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme