Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE kërkon zgjedhje transparente dhe të besueshme në Kosovë

NULL NULL
07.01.2021 14:11

Bashkimi Evropian bën thirrje që në Kosovë të mbahen zgjedhje të besueshme dhe transparente më 14 shkurt.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se BE-ka do të angazhohet që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian, transmeton Klan Kosova.

“Bashkimit Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme”.

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”, ka shkruar Pisonero në rrjetin social Facebook.

lajme të ngjashme