Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja po vëzhgon Kosovën dhe Serbinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 23.03.2023 20:12

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përcjell porosi të forta për Kosovën e Serbinë.

Si pjesëmarrës i Samitit të udhëheqësve të 27 shteteve anëtare të BE-së që pos të enjten zhvillon punimet edhe të premten, Borrell u deklarua edhe njëherë për akordin e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata u pajtuan pa nënshkruar për zbatim planin e propozimit evropian për ujdi bazë.

“Më lejoni të them se çdo tentim për të vënë në dyshim marrëveshjen është i kotë. Marrëveshja është pajtuar dhe duhet të zbatohet. Nuk ka hapësirë për zgjidh e merr. Ujdia është një e tërë që duhet të zbatohet në gjitha pjesët e saj në një mënyrë të duhur. Ne do përcjellim nga afër kush po e zbaton e kush s’po e zbaton atë. Do të këshilloja ata që të mos bëjnë me gisht nga askush por ta kryejnë punën e tyre”,theksoi Borrell.

Lëvdatat, por edhe thirrjet që dakordimi në Ohër të zbatohet pritet të jetë edhe në mesin e konkluzioneve që do nxirren në përfundim të takimit të krerëve të BE-së.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

lajme të ngjashme