BE-ja fut në listën e terroristëve dy komandantë të Hamasit NULL NULL 08.12.2023 17:44 08.12.2023 17:44 Foto ilustruese. Hamas Bashkimi Evropian ka shtuar dy komandantë të Hamasit në listën terroriste të Bashkimit Evropian, pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Dy personat janë Mohammed Deif, komandanti i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit, dhe zëvendësi i tij Marwan Issa, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Nga sot komandantëve do t’u ngrihen fondet dhe pasuritë e tjera në vendet anëtare të BE-së.