Basketboll, sot zhvillohen dy super ndeshje NULL NULL 22.01.2023 13:14 22.01.2023 13:14 Foto ilustruese, topi i basketit Sot, do të zhvillohen dy ndeshje të zjarrta në kuadër të javës së 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës, transmeton Klankosova.tv. Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe synojnë titullin e kampionit, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme. Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë. Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje. Prince Caffe Superliga – Java 19 E diel 17:00 Peja – Trepça 19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi