Bashkimi mposht Yllin, i bashkohet Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës NULL NULL 11.02.2022 22:04 11.02.2022 22:04 Klubi basketbollistik Bashkimi ka mposhtur atë të Golden Eagle Ylli, për t’iu bashkuar Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës. Pas përfundimit të katër çerekëve, rezultati tregonte 72-78 në favor të Bashkimit. Të dielën do të zhvillohet finalja, ku Trepça, do të luajë me Bashkimin, sfidë që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës. Te Bashkimi u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan John Florevus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Alban Veseli me 12 pikë e gjashtë kërcime. Trepça arriti në finale pasi mposhti Pejën. /Klankosova.tv/