Barcelona shpreh interesim për ‘dhëndrin’ e Kosovës NULL NULL 09.07.2026 08:38 09.07.2026 08:38 Barcelona ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, negociatat mes dy klubeve tashmë kanë nisur, transmeton Klankosova.tv. 24-vjeçari gjerman, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të shpejtë në Evropë, raportohet se ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”. Adeyemi zhvilloi një sezon pozitiv me Dortmundin, duke realizuar 10 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime. Përveç statistikave, ai është vlerësuar për intensitetin në presion, shpejtësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm në lojën sulmuese dhe krijimin e rasteve.