Barcelona “blindon” edhe një talent NULL NULL 24.09.2025 09:45 24.09.2025 09:45 Barcelona po planifikon një tjetër lëvizje strategjike për të ruajtur yjet e së ardhmes. Pas Frenkie de Jong dhe Eric García, katalanasit synojnë të rinovojnë kontratën e talentit 17-vjeçar Dro, një nga emrat më premtues të akademisë. Dro, që spikati në triumfin e Youth League ndaj Trabzonspor dhe shënoi në miqësoren ndaj Vissel Kobe, pritet të firmosë kontratën e parë profesionale në janar, sapo të mbushë 18 vjeç, transmeton Klankosova.tv. Barcelona po ndjek të njëjtin model si me Lamine Yamal dhe Cubarsí, duke siguruar të ardhmen e klubit me talentet që ka.