Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët e Vilancit të Vushtrrisë përballen me probleme në infrastrukturë dhe shërbime (VIDEO) 

NULL NULL
10.03.2025 10:22

Një nga banorët e lagjes Vilanc të Vushtrrisë, ka ngritur shqetësime lidhur me problemet që po hasin me sistemin e kanalizimit dhe infrastrukturën.

Sipas tij, ndonëse për vite me radhë ka paguar një kompani që merrej me hapjen e kanalizimeve, tani është përballur me një sistem të ri kanalizimi, ku ata nuk janë përfshirë, njofton Klankosova.tv.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Përveç kanalizimit, kemi probleme edhe me furnizimin me ujë dhe me shtyllat e vjetra të rrymës. Shpesh, ndodhin ndërprerje të energjisë dhe na digjen pajisjet”,shpjegon banori, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM .

Ai ka bërë disa ankesa në drejtoritë përgjegjëse, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke e ndjerë veten të anashkaluar nga institucionet./Klankosova.tv.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme