Banorët e tri fshatrave të Prizrenit pasnesër protestë para KEDS-it NULL NULL 25.12.2024 19:51 25.12.2024 19:51 Të premten banorët e tri fshatrave të Prizrenit pritet të mbajnë protestë para zyrave të KEDS-it në Prizren. “Ftohen të gjithë banorët e fshatrave Grazhdanik , Kobaj , Vlashnje, të na bashkangjiten në protestë para zyrës së KEDS në Prizren, pasnesër – me datë 27/12/2024 prej orës 10:00”, thuhet në njoftimin nga banorët që ka ardhur në redaksinë e Klankosova.tv “Kjo çfarë është duke iu bërë banorëve të ketyre fshatrave është e patolerueshme. Një çrregullim i vogël i motit, dhe ne kemi ndërprerje të rrymës për orë të gjata, apo edhe për ditë të tëra”. “Krishtlindjet i festuam ne terr , por të mos i lejojmë që t’i kalojmë gjitha ditët e acarta në të njëjtën gjendje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.