Balotelli gati për rikthim në Serie A NULL NULL 27.10.2024 08:10 27.10.2024 08:10 Mario Balotelli Mario Balotelli është gati për një rikthim në futbollin italian pas katër muajsh, si një futbollist i lirë për momentin. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, transferimi i 34-vjeçarit në Genoa deri në fund të sezonit është në fazën finale. Ish-sulmuesi i AC Milan, duket se ka pranuar një ulje të pagës në krahasim me atë që merrte në Turqi. Ai ka pasur biseda me trajnerin e Genoas, Alberto Gilardino, për t’u siguruar që gjithçka të shkojë siç duhet. Raportet e fundit tregojnë se testet mjekësore do të kryhen të hënën, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv. Pagat e Balotelli-t do të variojnë nga 400 mijë deri në 500 mijë euro, duke u lidhur me performancën e tij në fushë. Kjo do të thotë se sa më mirë të luajë, aq më shumë do të fitojë. Kontrata e tij gjithashtu ka mundësi për anulim në përputhje me disa kushte. Balotelli ka qenë pa ekip që nga qershori, kur u largua nga Adana Demirspor. Ai nuk ka luajtur në Itali që nga sezoni 2020-21 me Monza, ndërsa periudha e tij e fundit në Serie A ishte me Brescia në sezonin 2019-20. Gjatë kësaj kohe, ai kishte një eksperiencë njëvjeçare në Zvicër me Sion.