Ballkani shkruan historinë, prek play-offin e Ligës së Konferencës NULL NULL 11.08.2022 23:18 11.08.2022 23:18 Ballkani ka shkruar historinë duke arritur play-offin e Ligës së Konferencë, pasi shënoi ndaj Klaksvik si mysafir. Ballkani do të përballet me Shkupin, skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, njofton Klankosova.tv. Kosovarët arritën suksesin pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe koha shtesë përfundoi 2-1 në favor të Klasvikut. Për vendësit shënoi Mikkelsen në minutën e 56-të, për të ardhur më pas te goli i Krasniqit në të 86-tën. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, skuadra nga Ishujt Faroe shënoi golin e dytë me Da Silvan, duke e çuar ndeshjen ne shtesë. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në shtesë, por në goditjet e penalltive futbollistët e Ballkanit gabuan vetëm në serinë e katër (Zyba), ndërsa për vendësit “dolën huq” Holvad dhe Danielsen në serinë e dytë dhe të katërt. Penalltinë e fundit për skuadrën e Ilir Dajës e realizoi Emerllahu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.