Ballkani ia beson ‘trajnerllëkun’ ish-zëvendësit të Ilir Dajës NULL NULL 05.09.2024 23:07 05.09.2024 23:07 Edon Gashi, zv.trajner i Ballkanit, Ilir Daja, ish-trajner i Ballkanit, Afrim Pollozhani, trajner i Ballkanit Kampioni i Kosovës në futboll ia ka besuar Artim Pollozhanit, pozitën e trajnerit në skuadër. 42 vjeçari që do ta udhëheq Ballkanin në vazhdim të kampionatit, ishte zëvendës i ish-timonjerit, Ilir Daja, me të cilin së fundmi i kishte raportet e acaruara, për çka edhe në muajin mars ishte larguar nga suharekasit, raporton Klankosova.tv. Afrim Pollozhani, sa ishte zv.trajner te Ballkani Foto: FC Ballkani Për të është hera e parë që do të jetë në krye të shtabit teknik të një skuadre, pasi edhe te Partizani i Tiranës ka qenë në rol të asistentit. Ndonëse klubi nga Suhareka nuk e ka zyrtarizuar ende, ish-reprezentuesi i Maqedonisë është parë në stadiumin e qytetit duke e udhëhequr stërvitjen e portokall e zinjëve. Për një kohë, strugani e ka mbajtur edhe pozitën e zv.drejtorit sportiv te “Xhebrailat” para se ta mbyllte etapën me ta, njofton Klankosova.tv. Ky rikthim i tij në Suharekë, vjen pas ndarjes së rrugëve mes Ballkanit dhe Ilir Dajës. Me këtë të fundit, ish-futbollisti i Vardarit të Shkupit, Makedonija Gjorche Petrovit, Torpedos së Moskës, Shkëndijes e disa skuadrave të tjera, nuk i kishte raportet e mira para se të largohej. KlanKosova.tv merr vesh se Pollozhani mund do të jetë “kalimthi” në pozitën e udhëheqësit kryesor të skuadrës, deri kur drejtuesit do ta zgjedhin emrin e kryetrajnerit për periudhë afatgjate. Më pas ai mund të kthehet sërish te detyra e zëvendësit, siç ishte edhe te Daja.