Ballkani e fiton derbin ndaj Dritës, Malisheva e mposht Ferizajn NULL NULL 25.09.2025 17:04 25.09.2025 17:04 Ballkani ka dalë triumfues në derbi pasi e ka mposhtur me rezultat 2:0 kampionin aktual, Dritën. Suharekasit kaluan në epërsi që në pjesën e parë, ku Hamidi arriti që të realizonte në minutën e 39-të për 1-0. Ndeshja ishte e fortë dhe me plot ritëm, por që në minutën e 86-të, Krasniqi i Dritës ishte i pafat duke duke realizuar autogol dhe për ta vulosur rezultatin përfundimtar. Në anën tjetër, Malisheva ka shënuar fitore të thellë prej 3:1 në shtëpi ndaj Ferizajt, ku mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Iljazit në minutën e 32-të. Por, vetëm katër minuta më vonë, Veliu arriti që t’i barazonte shifrat për t’i çuar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë, njofton Klankosova.tv. Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Diatta arriti që ta kalonte Malishevën në epërsi, ndërsa katër minuta më vonë, Aliu arriti që të realizonte për 3-1. Pas xhiros së gjashtë, Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse Drita gjendet në vendin e nëntë me vetëm pesë pikë, teksa Malisheva pozicionohet e gjashta me shtatë sosh e Ferizaj gjendet në vendin e tetë me gjashtë pikë.