Ballkani, Drita dhe Llapi të jashtëzakonshëm edhe te Superliga U-21 NULL NULL 05.09.2024 15:25 05.09.2024 15:25 Në luftën për titullin kampion në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, janë konkurentë të “rreptë” mes vete. Por Ballkani, Drita dhe Llapi të njejtin rivalitet e kanë shtrirë edhe në elitën e shpresave, pasi edicionin e ri e kanë nisur furishëm, njofton Klankosova.tv. FC Ballkani, FC Drita, KF Llapi, U-21 Të trija këto skuadra nuk njohin humbje në katër ballafaqimet e para të sezonit vjeshtor në “Bon Voyage Superligën U-21”. Me rezultat identik, 5-0, “Xhebrailat” triumfuan në Suharekë ndaj Dukagjinit dhe Feronikelit’74, tri pikë morën edhe si mysafirë të Gjlanit 2-1, kurse në konakun e Malishevës regjistruan rezultat tenistik, duke deklasuar nikoqirët 6-1. Dy gola më shumë malishevasëve ua shënoi Drita në Gjilan, pasi e “nënshtroi” 8-1, raporton Klankosova.tv. “Intelektualët” me tri pikë u kthyen edhe nga kryeqyteti, pasi fituan ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, kurse në terenin vendas nuk gabuan as ndaj Suharekës, të cilën e mundën minimalisht 1-0, sikurse edhe Ferizajin 2-0, raporton Klankosova.tv. Pos barazimit të sotëm me Prishtinën në kryeqytet 2-2, Llapi mori nëntë pikë në duelet e para, pasi mposhti Gjilanin 4-0, në Drenas shkëlqeu duke fituar 5-1 sikurse edhe që triumfoi ndaj Malishevës në Podujevë me rezultat 3-1. Ballkani udhëheq renditjen tabelare me 12 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, por me diferencë prej katër realizimesh në goldallim. Llapi tani zë vendin e tretë me 10 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, sikur në Superligën e seniorëve, edhe tek kampionati U-21, Feronikeli ’74 gjendet në pozitën e fundit tabelare. Renditja tabelare e Superligës së Kosovës në futboll (U-21)Foto: FFK