Ballkani dhe Drita sot zhvillojnë duelet evropiane NULL NULL 08.08.2024 07:20 08.08.2024 07:20 Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sot me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Conference League kundër kampionëve të Irlandës së Veriut. Kjo njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare në këtë stadium, pas një kohe të gjatë pasi në të ishin zhvilluar punime në ndërrimit e barit të fushës. Kampionët e Kosovës, që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e këtij kompeticioni, asnjëherë nuk janë eliminuar, duke shkuar dy herë në fazën e grupeve, synim të cilin e kanë edhe tani. Kundërshtari i sotëm i skuadrës së Ilir Dajës, nuk është emër i panjohur. Ballkani dhe Larne, janë takuar edhe vitin e kaluar, ku Ballkani triumfonte në të dyja ndeshjet, 3:0 në Prishtinë dhe 4:1 në Belfast. Sot do të luajë edhe skuadra tjetër e Superligës së Kosovës. Drita si mysafire do të përballet në Latvi me Audan. Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin me emrin “Skonto”.