Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balidemaj: Prania e NATO-s dhe Gjermanisë në Kosovë mbetet garanci për stabilitetin (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2026 07:37

Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vazhdimin e pranisë së forcave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Mbrëmë, në emisionin “Edicioni Special”, deputeti theksoi se numri i trupave gjermane mbetet i pandryshuar si para ngjarjeve dhe tensioneve të vitit 2023, transmeton Klankosova.tv.

 Trupat gjermane mbesin në Kosovë në të njëjtin numër si para trazirave të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, që NATO-ja, e posaçërisht Gjermania të mbetet në territorin e Kosovës, që ta sigurojë qetësinë, stabilitetin dhe mirëmbajtjen në kuptimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai theksoi se prania e forcave ndërkombëtare vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

lajme të ngjashme