Baddiel “kundër” Murphyt në rolin e Oppenheimerit NULL NULL 02.08.2023 14:20 02.08.2023 14:20 Regjisori David Baddiel e ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen e Cillian Murphyt për rolin e fizikanit hebre, J. Robert Oppenheimer. Komiku i cili vetë është hebre ka sugjeruar në një intervistë të re që ai nuk është krejtësisht dakord që Murphyt i është dhënë ky rol. “Për kastimin autentik mendoj që është diçka që ekziston a priori”, ka thënë Baddieli për The Times. “Çfarëdo të drejta dhe gabime me të, mund t’ju bëj be që në këtë punë – dhe jam ende në këtë punë – drejtorët e përzgjedhjes tani frikësohen të përzgjedhin përpos në linjë me minoritetin të cilin e përzgjedhin. Mirëpo kur vjen puna te hebrenjtë, ata nuk zemërohen”.