Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bad News Eagles, shqiponjat e arta të Kosovës! (VIDEO)

NULL NULL
03.11.2022 11:54

Bad News Eagles, shqiponjat e arta të Kosovës JuanFlatro, Sinnopsyy, RigoN, Gxx, Sener1, St1kle.

Këta janë shqipet më të famshme momentalisht në tërë botën. Është fjala për djemtë e Bad News Eagles. Suksesi i tyre mahniti të gjithë, sepse ata tashmë kanë shënuar historinë duke arritur në fazën “Legends Stage” në turnirin e CSGO që po mbahet në Brazil.

Në Rio de Janerio, 16 më të fortit e Botës janë duke garuar, kurse këtu në Prishtinë përkrahja është jashtëzakonisht e madhe! Është gazetari Kushtrim Bekolli që sjellë atmosferë nga zyret e ICK, arena e shikimit të lojërave.

Në rast të fitoreve tjera, BNE ngjitet Champions Stage, që i bie të jenë tetë më të mirët e botës. Çfarëdo që të jetë rezultati, BNE shkaku i këtij suksesi në Rio, është automatikisht e kualifikuar në Majorin e ardhshëm.

Bad News Eagles në fakt janë lajm i keq vetëm për kundërshtarët.

 

lajme të ngjashme