Një djalë e një vajzë raportohen të zhdukur NULL NULL 21.03.2025 11:00 21.03.2025 11:00 Një person në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se djali i tij i moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Ndërkaq në Ferizaj një person tjetër njoftoi se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë duke u hetuar.