Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Babai i motrave Hadid ndahet nga modelja 32 vjet më e re

NULL NULL
09.12.2019 16:22

Mohamed Hadid, babai, i motrave Hadid është sërish beqar.

71 vjeçari është ndarë nga e dashura e tij 32 vjet më e re, Shiva Safai. Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë rreth 1 vit që janë ndarë, por kishin preferuar të mos e bënin publike.

Thuhet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë, shkruan lapsi.al. Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk binte dakord pasi ai ka 5 fëmijë. Megjithatë, sipas mediave të huaja shkak i ndarjes është bërë tradhtia.

Mohamed thuhet se e ka tradhtuar Shivan me modelen 25-vjeçare, Justyna Monde.

lajme të ngjashme