Avokati Bajram Kelmendi bashkë me dy djemtë e tij u vranë 26 vjet më parë nga forcat serbe NULL NULL 24.03.2025 08:37 24.03.2025 08:37 26 vjet më parë, avokati Bajram Kelmendi, me dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin u vranë nga forcat serbe. Ngjarja tragjike ndodhi pikërisht në ditën kur NATO nisi bombardimet mbi caqet e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars. Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë. Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut/ Klankosova.tv