Autobusët shndërrohen në vendstrehim për të pastrehët NULL NULL 16.06.2015 19:10 16.06.2015 19:10 Autobusët e vjetër në Hawaii do të shndërrohen në vend strehime për të pastrehët. Këtë projekt e ka nisur “Group 70” me qëllim që të ndihmojë dhe lehtësojë jetën e të pastrehëve. Ata kanë paraparë që këta autobusë të jenë mobil, në mundësi që të lëvizin dhe do të ndahen në disa kategori. Do të përdoren gjithsej 70 autobusë të vjetër, enterieri i tyrë do të rregullohet dhe renovohet me materiale të dhuruara nga vullnetarët, transmeton Klan Kosova. Disa nga këta autobusë do të përdoren për të jetuar, disa të tjerë do të shërbejnë vetëm për dush, e një pjesë është paraparë të jenë edhe si dhoma për rekreacion. “Group 70” shpreson që të përfundojnë me renovimin e një autobusi për javë.