Autoambulanca mbërrin në Gjykatën e Prizrenit, dikujt dyshohet se iu përkeqësua shëndeti (VIDEO) NULL NULL 24.01.2026 14:48 24.01.2026 14:48 Autoambulanca ka arritur para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren, ku pas pak pritet të nisë seanca dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim votash në Prizren. Të dyshuarit tashmë janë sjellë me pranga në duar për të hyrë brenda objektit, raporton Klankosova.tv. Ndërkohë, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, tha se deri në këto momente janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizrenit./Klankosova.tv