Austria ofron bonuse në para për sirianët që të kthehen në shtëpitë e tyre NULL NULL 13.12.2024 16:32 13.12.2024 16:32 Damask, Siri, 8 dhjetor. AFP, Getty Images. Austria thotë se tani po u ofron refugjatëve sirianë nga 1,000 euro për t’u kthyer në vendin e tyre, në formën e një “bonusi të kthimit”. Qeveria ishte bashkuar tashmë me një numër shtetesh tjera për të ndaluar kërkesat për azil të sirianëve, pas rënies së regjimit të Asadit. Siria “tani ka nevojë për qytetarët e saj në mënyrë që të rindërtohet”, thotë kancelari Karl Nehammer në një postim në X. Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.