Atletico Madridi “fle” si lider, e pret dështimin e Barcelonës NULL NULL 01.03.2025 23:21 01.03.2025 23:21 Atletico Madridi ka shënuar fitore minimale ndaj Athletico Bilbaos në “Metropolitano”. Inaki Williams ishte i parë që rrezikoi portën e Atletico Madridit, por që Oblak bëri pritje të mirë. Në pjesën e parë, rasti i Williamsit ishte më i miri që patën të dyja skuadrat, ndërsa në minutën e 66-të, Julian Alvarez ndryshoi rezultatin e ndeshjes, njofton Klankosova.tv. Bilabo tentoi deri në fund, ku në minutën e 76-të goditi një herë shtyllën pingule dhe një herë traversën, por që topi s’e kaloi vijën fatale. Shtylla u godit edhe një herë nga Williams në minutën e 82-të, por që sërish topi s’e kaloi vijën. Me këtë fitore, Atletico Madridi “fle” në vendin e parë, me 56 pikë, dy më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak dhe dy më shumë se Reali që sonte humbi nga Betisi. Ndërsa, Athletico Bilbao pozicionohet në vendin e katërt me 48 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje.