Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Assadi po fshihet te Putini, pasi i erdhi fundi regjimit të tij

NULL NULL
09.12.2024 11:08
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad (në anën e majtë të fotos), dhe presidenti rus Vladimir Putin. Foto nga viti 2017.
Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad (në anën e majtë të fotos), dhe presidenti rus Vladimir Putin. Foto nga viti 2017.

Ish-presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është në Moskë me familjen e tij, pasi Rusia u dha atyre azil për arsye “humanitare”.

Kështu tha një burim i Kremlinit për agjencitë ruse të lajmeve të dielën, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët se Assadi kishte lënë Sirinë dhe kishte dhënë urdhra për një transferim paqësor të pushtetit, pasi luftëtarët rebelë hynë në Damask pa u hasur me asnjë kundërshtim të dielën, duke i dhënë fund një periudhe gati gjashtë dekadash të sundimit të hekurt të familjes së tij.

“Presidenti sirian Assad i Sirisë dhe anëtarët e familjes së tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia u ka dhënë atyre azil për arsye humanitare”, citoi agjencia private e lajmeve Interfax dhe media shtetërore të thoshte burimi i paidentifikuar i Kremlinit.

Interfax citoi të njëjtin burim të Kremlinit të thoshte se Rusia favorizonte një zgjidhje politike të krizës në Siri, ku Moska mbështeti Assadin gjatë luftës së gjatë civile.

lajme të ngjashme