Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ASISTI sonte special, mysafirë fituesit e Kupave të Kosovës

NULL NULL
14.02.2022 16:34

Premiera e episodit 482 të emisionit ekskluziv basketbollistik ASIST do të jetë tërësisht e fokusuar në super eventin e organizuar javën e kaluar, Kupën e Kosovës dhe sjell të gjitha raportet dhe analizat komplete të ndeshjeve që u zhvilluan në çerekfinale, gjysmëfinale dhe natyrisht finale në të tria konkurrencat, me të tri kupat e fituara, që do të jenë pjesë e Asistit 482.

Trepça u shpall kampione pas 10 vjetëve, pasi mposhti në finalen e madhe Bashkimin falë edhe performancës maestrale të Drilon Hajrizit, i cili me plot meritë rrëmbeu çmimin e MVP-së së turneut.

  • Si ia doli Bashkimi të shkaktojë dy befasi njëra pas tjetrës dhe të arrijë në finale?
  • Cilat ishin pikat më të forta të Trepçës në këtë sukses të madh dhe cilët ishin lojtarët më të dalluar?

Sa i përket garës së Kupës së Kosovës për skuadrat e Ligës së Parë, aty triumfuese në fund doli skuadra e re e New Basketit, për të cilët ky trofe do të ishte i pari në histori që nga themelimi i klubit, teksa në konkurrencën e femrave kampione doli Bashkimi, duke eliminuar fillimisht Penzën, pastaj në finale edhe Prishtinën.

Drilon Hajrizi, që u rikthye në Trepçë dhe riktheu trofeun në Mitrovicë, do të tregojë rreth emocioneve, festës dhe të gjitha atyre që ndodhën në një javë shumë të ngarkuar për të dhe skuadrën e tij teksa do të jetë i ftuar në studio së bashku me kapitenin e New Basketit, Idol Pallushin dhe kapitenen e KBF Bashkimit, Ulpiana Emrën.

  • Çfarë emocione pati Driloni dhe cilat ishin prapaskenat e titullit të fituar?
  • Si ia doli skuadra e New Basketit që të shkaktojë befasinë dhe të marrë trofeun e parë në histori?
  • Çfarë do të ndodhë me skuadrën e KBF Bashkimit pas trofeut të fituar?

Përgjigjet për këto pyetje dhe shumëçka tjetër mund t’i mësoni në Asistin 482 me Agon Fehmiun, të hënën me start nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova.

lajme të ngjashme