ASISTI 539: Tregimi special për Bashkimin 2022/23 NULL NULL 19.06.2023 16:03 19.06.2023 16:03 Vit i rëndësishëm për K.B. Bashkimin! MOS E HUQNI ASSESI Sonte në termin më herët nga ora 19:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, mysafirë special kapiteni Qëndrim Biraj që tashmë ka marrë rolin edhe të drejtorit sportiv. Ai flet për edicionin ku portokallinjtë hynë me shumë ambicie por doli të jetë shumë i vështirë dhe përplot me sfida Një herë kampionia e Federatës së Basketbollit të Kosovës në vitin 2018 dhe skuadra më e vjetër e basketbollit kosovar e themeluar në vitin 1946, edicionin e filloi me ambicie të mëdha duke u kthyer edhe në gara ndërkombëtare, ato të Ligës Ballkanike kur së fundmi kishte qenë nën kampione por stinori doli të jetë shumë i vështirë dhe me plot probleme. Bashkimi në prag të edicionit 2022/23 u konsiderua si ekip pretendent për katër pozitat e para dhe njërin prej trofeve të basketbollit kosovar por gjërat nuk ecën ashtu si ishte planifikuar.