Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ASAP Rocky edhe një javë në burg

NULL NULL
21.07.2019 12:30

ASAP Rocky do të qëndrojë në një burg në Suedi për të paktën edhe një javë, pasi prokurorëve u është dhënë më shumë kohë për të hetuar një sulm të supozuar.

Rapperi amerikan është mbajtur që kur u arrestua me dyshimin për sulmin më 3 korrik.

Një prokuror tani ka kohë deri më 25 korrik të vendosë nëse do të ngirsë aktakuzë, venosi Gjykata e Qarkut e Stokholmit.

Një nga viktimat e supozuara të ASAP Rocky është gjithashtu duke u hetuar për abuzim, sulme dhe sulm në tentativë.

Seancat dëgjimore për të vendosur nëse do të mbahen dy të burgosur të tjerë – të cilët janë arrestuar me ASAP – janë në vazhdim.

Gjykata vendosi që ASAP të qëndrojë në paraburgim “për shkak të rrezikut të fluturimit”.

 

lajme të ngjashme