Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artmotion e mbushur plot me sport edhe të hënave

NULL NULL
14.04.2025 13:06

Artmotion do të jetë e mbushur me aktivitete sportive sot.

Show sportiv në platformën më të madhe televizive nis nga ora 15:00, me dy ndeshjet futbollistike të ligës së parë.

Në kanalin Sport 1 do të transmetohet drejtpërdrejtë ndeshja Drenica-Trepça, me komentim të Arbon Flugajt.

Ndërkaq, në kanalin e dytë vjen ndeshja mes Trepçës 89-të dhe Lirisë, që do të komentohet nga Andin Lokajt.

Futbolli do ta ketë edhe nga ora 17:00.

Arlind Sadiku, në kanalin Sport 1, do t’i sjellë golat e momentet kryesore të ndeshjeve në javën e 29-të të Superligës së Kosovës.

Derisa pas një ore, në 18:00 rendi i vie golave dhe aksioneve nga java e 31-të e La ligas.

Në ora 19:00 vjen Arbon Flugaj, me Highlighsat e xhiros së 32-të të Serie A.

Në ora 19:30, në Sport 1 të Artmotion, do të transmetohet emisioni më ekskluziv basketbollistik, Asisti, i 614-ti me radhë, nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.

I kthehemi futbollit sërish me Serie A, ku do të përballen Napoli dhe Empoli.

Loja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, në Sport 1 në komentimin e Naim Selmanit.

Derisa nga ora 21:00 në Artmotion do të transmetohet edhe ndeshja tjetër futbollistike në mes të Atletico Madrid dhe Valladolid.

lajme të ngjashme