Artistja që rikrijon fotografitë e vjetra (FOTO) NULL NULL 20.08.2015 10:00 20.08.2015 10:00 Artistja Jane Long, fotografitë e vjetra i rikthen në jetë. Pra, fotove familjare bardh e zi, Long u’a krijon një storie të imagjinuar, transmeton Klan Kosova. “Unë vetëm dëshiroja që fotot e vjetra t’i ktheja në jetë”. “Por më shumë se kaq, unë dëshiroja që të krijoja një storie për ta”, është shprehur Long. Kështu që, ajo tashmë i gjenë fotot në arkivë të Costica Acsinte Archive, dhe i bënë me ngjyra e për më shumë ajo u krijonë atyre një histori. “Me siguri që unë kurrë nuk do mund ta dijë historinë e vërtetë të këtyre personave, por në mendjen time ata janë karaktere të përrallës që unë vetë e kam krijuar”, tha Long. Më poshtë mund t’i shihni disa prej “karaktereve të përrallave të Long”.