Artistët shqiptarë, ekspozitë në New York NULL NULL 02.07.2015 17:30 02.07.2015 17:30 Katër artistë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia përfaqësojnë artin bashkëkohor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy eskpozita të njëpasnjëshme do të mbahen në Boston e New York. Bëhet fjalë për artistet Jona Dividi, drejtuese e “Qendra Tirana Art”, Burhan Ahmeti nga Maqedonia, Adem Dermaku, shqiptari nga Kosova dhe Vahida Nimanbegu nga Mali i Zi të cilët janë ftuar nga Departamenti i Artit në Universitetin Massachusetts në Boston. Prej datës 25 qershor deri më 8 korrik është menduar të organizohen këto dy ekspozita./Panorama