Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arti ‘i pavlefshëm’ i Berlusconit – dhimbje koke për trashëgimtarët

NULL NULL
19.10.2023 19:58
Berlusconi

Koleksioni i madh i artit i të ndjerit Silvio Berlusconi është tallur nga një prej kritikëve kryesorë të artit të Italisë.

Sipas Vittorio Sgarbi, 25 mijë pikturat janë kryesisht punime me cilësi të dobët, me pak ose aspak vlerë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ish-kryeministri italian, i cili vdiq në qershor, bleu shumë nga pikturat dhe skulpturat nga programet e teleshitjeve të natës vonë.

Menaxhimi i koleksionit të gjerë po shkakton një dhimbje koke për pasardhësit e tij.

Blerjet e miliarderit mbahen në një magazinë 3200 m2 afër rezidencës së tij pranë Milanos. Ato përfshijnë piktura të Madonave, imazhe të grave të zhveshura dhe peizazhe të qytetit të Parisit, Napolit dhe Venecias ndër të tjera, sipas La Repubblica.

Por koleksioni nuk i bëri përshtypje Sgarbit, i cili i tha në një reviste se “njerëzit që dinë pak për artin” mund të kënaqeshin duke vizituar një muze që përmban veprat.

Ka ndoshta gjashtë apo shtatë piktura nga 25 mijë me ndonjë vlerë artistike, shtoi ai.

I gjithë koleksioni vlerësohet të jetë rreth 20 milionë euro (17.4 milionë funte), mesatarisht 800 euro për pikturë. Berlusconi, i cili dominoi politikën italiane nga fillimi i viteve 1990, kishte një vlerë neto prej rreth 6 miliardë eurosh në kohën e vdekjes së tij.

Sidoqoftë, ai zotëronte gjithashtu piktura me cilësi më të lartë. Rezidenca e tij kryesore ishte zbukuruar me vepra të piktorit të Rilindjes Titian dhe mjeshtrit të madh holandez Rembrandt.

Cesare Lampronti, një tregtar arti me bazë në Londër, i cili mbajti një marrëdhënie të ngushtë me Berlusconin për tre dekada, i tha BBC-së se miliarderi ishte një blerës impulsiv.

“Atij pëlqente të blinte portrete të grave që ua bënte dhurata miqve. Kur ishte më i ri, blinte në galeri dhe nga tregtarët, por më vonë në jetë ai bleu nga ankandet televizive,” tha Lampronti.

“Ai e dinte se ajo që po blinte ishte e pavlerë.”

Trashëgimtarët e Berlusconit po zbulojnë se koleksioni i madh është një barrë e rëndë. Magazina që strehon artin kushton rreth 800,000 € në vit, tha La Repubblica.

Krimbat e drurit tashmë kanë shkatërruar një pjesë të koleksionit. Në disa raste, kostoja e shfarosjes së dëmtuesve tejkalon vlerën e pikturave.

lajme të ngjashme